BOTASTAR CHANNEL

Aktori i “Osman” gjendet i pajetë në apartamentin e tij në Stamboll/ Mister rreth vd*kjes

Aktori turk Serhat Mustafa Kiliç, 51 vjeç, është gjetur pa shenja jete në apartamentin e tij në lagjen Kağıthane të Stambollit.

Sipas mediave turke, aktori u gjet në dhomën e ndenjes, pasi e dashura e tij ishte shqetësuar për faktin se nuk kishte mundur të kontaktonte me të prej disa ditësh. Ajo e gjeti të palëvizshëm në divan dhe njoftoi menjëherë policinë dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen.

Reklama në FieriWeb - “”

Shkaku i saktë i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. E dashura e aktorit u ka deklaruar autoriteteve se Kiliç vuante nga limfoma, ndërsa disa media raportojnë se ai kishte pasur edhe probleme me gjëndrën tiroide. Megjithatë, nuk ka ende konfirmim zyrtar se ndonjë prej këtyre problemeve shëndetësore ka shkaktuar vdekjen.

Hetuesit kanë vënë re gjithashtu disa mavijosje në pjesë të ndryshme të trupit, përfshirë zonën rreth syve, krahët dhe këmbët. Nga të dhënat e para nuk janë konstatuar plagë të hapura, prerje apo shenja të qarta të një dhune fizike.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë kontrollit në apartament, policia raportohet se ka gjetur shishe me alkool dhe materiale që dyshohet se përdoren për mbështjelljen e cigareve me substanca të ndaluara. Disa burime mediatike pretendojnë gjithashtu se janë gjetur substanca narkotike.

Mediat turke shkruajnë se aktori kishte konsumuar sasi të mëdha alkooli kohët e fundit, por deri më tani nuk ka një konfirmim zyrtar nëse alkooli apo substancat e gjetura kanë pasur ndonjë rol në vdekjen e tij.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autoritetet vijojnë hetimet, ndërsa shkaku përfundimtar i vdekjes pritet të përcaktohet pas ekzaminimeve mjekoligjore.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button