Audi përplaset ‘kokë më kokë’ me Benzin në Levan-Tepelenë, humb jetën një person

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në 7 shtator në autostradën Levan – Tepelene pranë vendit të quajtur “Rrethrrotullimi i Levanit”.
Dy automjete tip “ Audi” dhe “ Benz” ” janë përplasur me njëra – tjetrën dhe si pasojë e përplasjes së fortë ka humbur jetën drejtuesi i Audit.
Viktima 55 vjeç është transportuar drejt morgut, ndërsa policia ndodhet ne vendngjarje për të zbardhur dinamikën e aksidentit me pasojë vdekjen. Në spital janë transportuar dhe tre pasagjerë të mjetit tip Audi, që ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Viktimë ka mbetur shtetasi Dashamir Beca. Shoferi i Benzit ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se shkaku kryesor i këtij aksidenti fatal ka qenë shpejtësia tej normave të lejuara e cila e ka bërë të pamundur manovrimin e mjeteve.




