RAJONI
Akuzohet se përdhunoi një 70-vjeçare, arrestohet i riu shqiptar në Greqi
Një 27 vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë greke pasi akuzohet se ka përdhunuar një 70 vjeçare. Mediat greke shkruajnë se 27-vjeçari, pasi kishte mbuluar me shall tiparet e fytyrës, ka hyrë nga një derë e pasigurt në një shtëpi në Patmos ku banonte një grua 70-vjeçare dhe kërcënimi me thikë e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale.
70-vjeçarja përshkroi autorin dhe policia e identifikoi duke konstatuar se banonte në një hotel të vjetër përballë shtëpisë së viktimës.
Pas prezantimit të tij, 27-vjeçari është identifikuar si autor nga 70-vjeçarja. Ndërkohë në deklaratën e tij ai mohon kategorikisht se ka dhunuar 70-vjeçaren dhe se ka qenë ai që ka hyrë në shtëpinë e saj.