KRONIKËSTAR CHANNEL
Alarm për bombë në disa institucione në Shqipëri, policia rrethon Spitalin Memorial në Fier

Një e-mail me përmbajtje kërcënuese është dërguar mëngjesin e sotëm në adresat elektronike të disa institucioneve në Shqipëri.
Në mesazh, dërguesi pretendon se i përket të ashtuquajturit “Shteti Islamik” dhe kërcënon se në ndërtesat e institucioneve është vendosur një bombë, e cila sipas mesazhit do të shpërthejë pas dy orësh. Në vijim, mesazhi përmban edhe kërcënime të drejtpërdrejta për vrasje.
Në Fier, pas marrjes së kërcënimit, policia ka marrë masa të menjëhershme sigurie dhe ka rrethuar Spitalin Memorial, ndërsa po kryhen kontrolle për të verifikuar nëse bëhet fjalë për një kërcënim real.
Autoritetet kanë nisur verifikimet dhe po punojnë për identifikimin e autorit apo autorëve që kanë dërguar e-mailin.




