AKTUALITETMOTISTAR CHANNEL

Alarm për mot ekstrem në Ballkan, stuhi të fuqishme drejt rajonit – Shqipëria në Nivelin 1 të rrezikut

Ballkani pritet të përballet me një nga episodet më të forta të motit ekstrem të kësaj vere. Qendra Evropiane për Parashikimin e Stuhive ka lëshuar nivelin më të lartë të alarmit (Niveli 3) për një pjesë të rajonit, duke paralajmëruar zhvillimin e stuhive të rrezikshme nga dita e martë deri në orët e para të së mërkurës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas parashikimeve, zonat më të rrezikuara janë jugu i Kroacisë, jugu i Bosnjë-Hercegovinës, Mali i Zi dhe Kosova, ku priten reshje intensive, erëra të forta, breshër dhe aktivitet i lartë elektrik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ndërkohë, Shqipëria është përfshirë në zonën e Nivelit 1 të rrezikut, që nënkupton mundësi për stuhi lokale, reshje të dendura në periudha të shkurtra, shkarkesa elektrike dhe erëra të forta, kryesisht në zonat malore dhe ato veriore.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve të ndjekin njoftimet zyrtare të motit dhe të tregojnë kujdes gjatë lëvizjeve në zonat ku mund të shfaqen fenomene të forta atmosferike.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button