KRONIKË

Andi Lala ra nga vinçi teksa priste palmat, arrestohen dy punonjësit e “AL – STEEL”


Drejtori teknik i firmës “AL – STEEL CONSTRUCTION 01”, Enrik Mahmutaj dhe manovratori i vinçit, Blerim Margeshi janë vënë në prangat e Policisë së Durrësit, pasi një 35 vjeçar që ishte duke punuar bashkë me ta ra nga koshi i vinçit dhe vdiq.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Referuar deklaratës zyrtare, bëhet me dije se Andi Lala po priste degët e palmave gjatë punimeve që po kryhen në Durrës për ndërtimin e pedonales në lagjen nr.13 të qytetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Pavarësisht se ishte punonjës i kompanisë “AL – STEEL CONSTRUCTION 01”, Policia e qytetit bregdetar bën me dije se punimet që po kryheshin nga kjo firmë në pedonale, ishin pa lejen e organeve kompetente.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në këto kushte, është bërë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës dhe Blerim Margeshi, 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi Andi Lala.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh, në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për këtë ngjarje të ndodhur në lagjen nr.13, ku humbi jetën punonjësi i një firme që kryen punime për ndërtimet e pedonales në këtë zonë, i cili po priste degët e palmëve, pa lejen e organeve kompetente, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasit:

– Enrik Mahmutaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë drejtues teknik i firmës;

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

– Blerim Margeshi, 42 vjeç, banues në Durrës, drejtues i vinçit nga i cili ra shtetasi A. L., 35 vjeç, banues në Tiranë, i cili për pasojë humbi jetën. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton Policia e Durrësit.

Andi Lala, punonjesi 35 vjeçar qe ra nga vinçi dhe vdiq
Andi Lala, punonjesi 35 vjeçar qe ra nga vinçi dhe vdiq

Related Articles

Back to top button