BOTA

Europa po kërkon aktualisht rreth 500 mijë kamionistë.


Europa po kërkon aktualisht rreth 500 mijë kamionistë.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Të gjesh sot një shofer kamioni, po bëhet si të kërkosh gjilpërën në kashtë. Ky është një profesion që siguron të ardhura të kënaqshme. Vendet e Bashkimit Europian paguajnë mesatarisht 3500-4000 euro për shoferin e kamionit. Ndërsa në Amerikë japin 7000 dollarë në muaj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Kjo është mëse e vërtetë që ka një krizë për kamionistë. Ne na kërkojnë nga vende të BE-së, si Italia, Polonia, Hungaria, Rumania. Kjo mungesë shpjegohet me konfliktin në Ukrainë. Marrim p.sh. Italinë, që deri para kësaj luftë e kishte pjesën më të madhe të kamionistëve nga Ukraina dhe Rusia. Një arsye tjetër është që të rinjtë nuk i qasen këtij profesioni, pasi është me shumë vështirësi. Je larg shtëpisë për ditë e javë me radhë

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Duhet të bësh edhe ngarkim-shkarkim. Mosha mesatare e kamionistëve ekzistues është 50 vjeç. Por një shofer punon deri në 55 vjeç, pasi funksionet që janë kriter, si shikimi, dëgjimi, përqendrimi vijnë duke u dobësuar. Gratë e kanë pothuaj të pamundur të bëhen kamionistë. Profesioni i kamionistit është shumë i rëndësishëm për një shoqëri, pasi merret me transportin e të gjitha produkteve mbi të cilat bazohet jeta jonë, duke nisur që nga ushqimet e me radhë. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Të gjendur në këtë emergjencë, Komisioni Europian është duke shqyrtuar disa direktiva, ku një ndër pikat është që duke filluar nga vitit 2024, lehtësimi procedurave të lejes së punës dhe lejes së qëndrimit për shtetasit jashtë vendeve të BE-së dhe zgjatjes së lejes së qëndrimit për ata që janë tashmë në punë”, u shpreh Eralda Ymerali, agjente Punësimi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button