Ansambli “Myzeqeja” përfaqëson Shqipërinë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit në Rumani

Ansambli folklorik “Myzeqeja” nga Fieri po merr pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Folklorit “Festivali i Zemrave”, që zhvillohet në qytetin e Timișoarës, Rumani.
Artistët fierakë përfaqësojnë me krenari Fierin, krahinën e Myzeqesë dhe Shqipërinë, duke interpretuar këngë e valle tradicionale shqiptare përkrah ansambleve nga 13 shtete të ndryshme të botës.
Pjesëmarrja e Ansamblit “Myzeqeja” në këtë festival shërben si një promovim i vlerave të folklorit shqiptar dhe i trashëgimisë kulturore të Myzeqesë në arenën ndërkombëtare, duke forcuar lidhjet kulturore dhe miqësinë mes popujve.
Në festival marrin pjesë ansamble nga Shqipëria, Bullgaria, Çekia, Kolumbia, Gjeorgjia, Moldavia, Rumania, Hungaria, Serbia, Sllovakia, Spanja, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Ukraina.




