AKTUALITETSTAR CHANNEL
Apeli i GJKKO shpall të pafajshme Sonila Qaton dhe 9 të tjerë për tenderin e rrugës Kardhiq–Delvinë

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur të pafajshme ish-drejtoreshën e ARRSH-së, Sonila Qato, e cila akuzohej për shkelje të barazisë në tenderin për rrugën Kardhiq–Delvinë.
Po ashtu, trupa gjykuese ka vendosur shpalljen të pafajshëm edhe të 9 personave të tjerë të përfshirë në këtë proces. Çështja lidhej me procedurat e ndjekura për tenderimin e projektit rrugor Kardhiq–Delvinë.




