AKTUALITETSTAR CHANNEL
Arbër Hajdari reagon për thashethemet që e lidhin me Erion Veliajn: Nuk kam asnjë lidhje me këtë histori

Arbër Hajdari ka reaguar publikisht pas përhapjes së thashethemeve që e përfshijnë në një histori që lidhet me Erion Veliajn.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hajdari shprehet se është përballur me një numër të madh mesazhesh lidhur me këto pretendime, duke theksuar se nuk ka asnjë lidhje me çështjen penale-politike që po komentohet.
Ai mohon gjithashtu çdo pretendim se ka qenë në kërkim të një punësimi nga Erion Veliaj.
Në reagimin e tij, Hajdari thekson se fundjavat i kalon pranë njerëzve në nevojë, ndërsa ironizon diskutimet politike që, sipas tij, shoqërojnë ditët e javës.
“Pa merak miq, unë jam Arbëri i fundjavës”, përfundon ai reagimin e tij.




