POLITIKË

Armando Subashi për Bashkinë Fier. KQZ miraton rezultatin e zgjedhjeve në 8 bashki të vendit! ‘Bashkë Fitojmë’ dhe Maliqi ankimim për Bashkinë Kuçovë


KQZ ka miratuar ditën e sotme rezultatet paraprake të zgjedhjeve të 14 majit në 8 bashki dhe Këshilla Bashkiakë. Gjatë fjalës së tij Celibashi deklaroi miratimin e rezultatit final për Bashkinë Shkodër, ku triumfoi Benet Beci i PS përballë Bardh Spahisë së “Bashkë Fitojmë”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ndërsa gjatë pasdites u miratuan rezultatet paraprake në Bashkinë Lushnjë, ku fituese u shpall Eriselda Sefa. Në Kamëz, Rakip Suli. Në Fier Armando Subashi, në Berat Ervin Demo, në Elbasan Gledian Llatja, në Vlorë Ermal Dredha dhe në Korçë Sotiraq Filo. Po ashtu u miratuan dhe rezultatet në Këshillat përkatës Bashkiake. Tashmë palët pjesëmarrëse në zgjdhje kanë të drejtë ankimi.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Në KQZ kanë mbërritur të shtunën dy ankesa, një për Bashkinë e Kuçovës nga “Bashkë Fitojmë”. Sakaq, Lëvizja Legalitetit ka ankimuar rezultatin në tre bashki, Kamëz, Tiranë dhe Dibër.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button