FIERI YNË TVPOLITIKË

Kryebashkiaku Armando Subashi, drejt një mandati të ri në krye të Bashkisë së Fierit.


Kryebashkiaku Armando Subashi drejt një rikandidimi të ri. Vizioni i tij po i jep Fierit parametrat europiane Vullneti, dëshira, vizioni i së ardhmes kanë qenë dhe vazhdon të mbetet në qendër të punës së kryebashkiakut Armando Subashi dhe stafit të tij prej disa vitesh. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Shpesh herë është e nevojshme të kthejmë kokën pas për të parë ku kemi ardhur. Cilido nga qytetarët e Fierit besoj nuk e kanë harruar gjendjen e mjeruar të qytetit të Fierit dhe vlerësojnë çfarë sytë e tyre shohin, çfarë këmbët prekin dhe mendja vlerëson dhe shijon. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Një iniciativë e guximshme solli çlirimin e buzëve të lumit Gjanica nga një tërësi investimesh që ia arnonin keq pamjen. Shfaqja e liruar e mjediseve u shoqërua me punë intesive në betonizimin e skarpateve të lumit në fazën e parë. Përfundimi i tyre do të pasohej me hapa të tjerë investues. Duke marrë një vëmendje maksimale qendra e qytetit të Fierit e cila ishte nënshtruar transformimeve është ndjekur me sytë kureshtarë të qytetarëve që prisnin me padurim përfundimin e transformimeve. 

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Vendin e ndërtimeve të dikurshume po e zinte shëtitorja përgjatë Gjanicës duke shtuar gjelbërimin, lulet dhe ripunuar gjithë lulishtet. Sot qendra e qytetit ka marrë një pamje europiane, ndërkohë që vazhdon puna për fazën e dytë mbi lumin Gjanica. 

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Duke mbetur sërish te investimet dhe retrospektiva të gjithë e mbajnë mend se si ishte Parku Qendror i Qytetit jo shumë vite më parë. Në zemër të qytetit, por me një pamje tmerruese, qëndronte një sipërfaqe prej 26 mijë m2, e gjitha nën pushtetin e mbeturinave, plehrave dhe pasigurisë. 

Pikërisht mbi këto gërmadha u projektua Parku Qendror i Qytetit, projekt i cili përfshiu një sërë investimesh mbështetur në një projekt të mirë hartuar. Në mes të kësaj sipërfaqeje ngrihej grehina e ish-fabrikës së miellit e cila në sajë të rivitalizimit si një godinë e vjetër u shndërrua në godinë arti. Rikonceptimi dhe rehabilitimi i fasadave të ndërtesave përreth krijoi një dekor plot jetë për banorët aktualë. 

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Por puna e kryebashkiakut të Fierit Armando Subashi nuk mbetej përgjysmë. U vazhdua me rikonstruksionin e infrastrukturës rrugore me të gjitha elementet urbane. Sot kjo sipërfaqe është kthyer në një nga zonat më të frekuentueshme dhe atraktive të qytetit, me një pamje krejtësisht të kuruar dhe akses të gjerë. 

Të vlerësosh punën e një drejtuesi duhet kujtuar dhe gjendja e dikurshme, me atë aktuale. Pa frikë me transformimet që po ndodhin qyteti i Fierit do të gëzojë parametrat evropiane. 

Nga puna dhe arritjet e realizuara gjatë mandateve të punës së tij vjen dhe vlerësimi që kryebashkiaku Armando Subashi të vazhdojë rrugën e nisur të arritjeve të shumta duke qenë sërish pse jo dhe emri potencial për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm. Vlerësimi për kryebashkiakun Subashi ka qenë i bërë publik nga Kryeministri aktual Edi Rama në çdo analizë të veprimtarisë së pushtetit vendor.

Related Articles

Back to top button