POLITIKË

“Ligjet” miratojnë ndryshimet, hapet rruga e verifikimit të Ilir Metës në dosjet e ish-Sigurimit 


Ndryshimet prekin dhe shfuqizimin e nenit 4 të ligjit, i cili e ndalonte Autoritetin që të verifikonte zyrtarë publikë që kishin kaluar më herët një verifikim të figurës nga dy komisione të ngritura në vitet e para pas rënies së regjimit komunist, të njohur si komisionet “Mezini” dhe “Bezhani”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Kërkesa për shfuqizimin e këtij neni trazoi politikën në verë pasi Autoriteti i Dosjeve në një letër dërguar Kuvendit e vinte në dijeni për zbulimin e një politikani me inicialet I.M., i cili ka një lidhje të pasqaruar në detaje me Sigurimin e Shtetit.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

I dyshuari kryesor i gjëegjëzës, ish-presidenti Ilir Meta, i hodhi poshtë akuzat si tentativë për të tërhequr vëmendjen nga skandali i incineratorëve dhe më pas bëri një padi për manipulim dokumentesh nga ky institucion.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Shfuqizimi i nenit i hap rrugë AIDSSH që të verifikojë nga e para të gjithë politikanët apo zyrtarët e lartë që kishin “ccertifikatë pastërtie” të lëshuar nga komisionet e mëparshme.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Debati në Komisionin e Ligjeve nuk u fokusua tek kjo pikë, por tek formulimi i një neni të ri që kishte të bënte me deklasifikimin e dosjeve dhe rrethin e subjekteve që do të kishin akses për informacion mbi këto dosje.

Në një mbledhje të javës së shkuar komisioni miratoi një amandament të propozuar nga deputeti Enkelejd Alibeaj në projektligjin “Për informacionin e klasifikuar”, që ligjëronte deklasifikimin e  të gjitha dokumenteve të ish-Sigurimit të Shtetit nga viti 1944 deri në vitin 1991, përjashtuar ato që kishin të bënin me sigurinë kombëtare.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Por deputetët socialistë nuk ranë dakord dhe e rrëzuan me votë një amendament tjetër të Alibeajt në ligjin e Autoritetit të Dosjeve që parashikonte se çdokush mund të kishte akses dhe mund të kërkonte një kopje të këtyre dokumenteve.

Socialistët këmbëngulën që hapja e aksesit për çdo person do të nxiste konflikt social dhe binte ndesh me Kushtetutën dhe ligjet e tjera në fuqi.

“Nuk është nga ato realitete që mund të vihet në sytë e gjithkujt”- tha relatorja Ermonela Felaj.

Ndërsa deputeti Pandeli Majko e cilësoi këmbënguljen e Alibeajt si tentativë për të vendosur mazhorancën në pozitë të vështirë sikur nuk e do hapjen e dosjeve.

“Ne themi të jemi të rezervuar, ta lëmë marrëdhënien mes viktimës dhe atij që e ka spiunuar, ju thoni hajt ta bëjmë si facebook”- iu drejtua ai Alibeajt.

Por, Alibeaj këmbënguli se vetëm në këtë mënyrë do të kishte hapje reale të dosjeve dhe shtoi se konflikti social ishte i tejkaluar si agument. “Kjo shtresë në fisnikërinë e vet tregoi që nuk është hakmarrëse pas ‘90”-tha ai.

Demokratët u larguan nga mbledhja pas këtij debati dhe mazhoranca i kaloi me votat e saj dispozitat e tjera ligjore. Komisioni miratoi një pikë të posaçme që lidhej me deklasifikimin e dokumenteve të ish-Sigurimit famëkeq.

Sipas kësaj pike deklasifikohen të gjitha dokumentat e ish Sigurimit të Shtetit, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë për periudhën 29 nëntor 1944-2 korrik 1991, të cilat disponohen nga të gjitha arkivat e rrjetit arkivor të republikës.

Por, nëse AIDSSH ndeshet me dokumente që përmbajnë informacione që lidhen me cënimin e Sigurisë Kombëtare, i klasifikon ato sipas legjislacionit në fuqi për informacionin e klasifikuar.

Diskutimet për të shkuarën në regjimin komunist në këtë sesion parlamentar do të vijojnë me një tjetër nismë ligjore të PS-së për të sanksionuar në Kodin Zgjedhor verifikimin e lidhjeve me ish-Sigurimin për çdo kandidat për deputet dhe kryebashkiak./ Reporter.al

Related Articles

Back to top button