AKTUALITET

Arrestimi i 5 policëve të Fierit për drogë në Mallakastër, detaje të reja: Ja si e pësuan nga kontrollet me dron


Një ditë pas arrestimit të 5 drejtuesve të lartë të policisë në Mallakastër detaje të reja kanë dalë nga hetimi.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas prokurorisë së Fierit, në disa raste në zonën e Poçemit Mallakastër, nga vëzhgimet në terren të efektivëve të SHÇBA me dron, por dhe nga kontrolli i territorit, janë gjetur të mbjella bimë kanabisi me gjatësi nga 1.5 deri në 2.5 metra.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Këta oficerë kishin kryer operacion në këtë zonë por nuk kishin raportuar dhe nuk kishin ndërhyrë për asgjësimin e këtyre parcelave. Oficerët e arrestuar kanë raportuar në Prokurorinë e Fierit të dhëna fiktive mbi numrin e parcelave të kultivuara, shkruan Abc.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në një rast, drejtuesi I komisariatit Mallakastrës Gazmir Preçi edhe pse ka pasur të dhëna të sakta për parcela të mbjella me kanabis, bashkë me përgjegjësin e grupit për kontroll kanë kryer me vonesë operacionin me qëllim që trafikantët të korrnin lëndën narkotike.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Pesë zyrtarët e policisë, mes të cilëve edhe shefi i Krimeve, janë lënë në burg nga gjykata e Fierit, me dyshimin se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në Poçem të Mallakastrës.

Për 3 efektivë të tjerë është caktuar masa detyrim paraqitje dhe hetimet do të vazhdojnë në gjendje të lire.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button