KRONIKËSTAR CHANNEL

Arrestohet administratori i një firme riciklimi në Fier, ku u gjymtua një 21-vjeçar gjatë punës

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin N. H., 38 vjeç, administrator i një firme riciklimi mbetjesh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas Policisë, ndaj tij rëndojnë veprat penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”, “Punësim i paligjshëm” dhe “Fshehje e të ardhurave”, pas një ngjarjeje të ndodhur në ambientet e firmës që administronte.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Hetimet paraprake kanë treguar se gjatë procesit të punës është gjymtuar punëtori D. R., 21 vjeç. I riu ka marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Policia vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button