KRONIKËSTAR CHANNEL

Festa e Grurit mbledh mijëra vizitorë në Fier, Balluku: Krenaria e traditës myzeqare

Pranë parkut arkeologjik të Apolonisë u zhvillua edhe këtë vit “Festa e Grurit”, një nga aktivitetet më të rëndësishme kulturore dhe tradicionale të qarkut të Fierit, që mblodhi mijëra vizitorë vendas, të huaj dhe emigrantë të rikthyer për pushime në vendlindje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Si një riprodhim i festimeve të hershme pagane, festa solli në vëmendje lidhjen e fortë të myzeqarëve me tokën dhe bujqësinë, duke prezantuar në mënyrë autentike procesin e mbjelljes, korrjes dhe përpunimit të grurit. Përmes paradës së vajzave të veshura me kostume tradicionale, kombajnerëve dhe bukëpjekësve, pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin nga afër me traditat që shoqërojnë “bukën e re”.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

E pranishme në aktivitet ishte edhe drejtuesja politike e Partisë Socialiste për qarkun Fier, Belinda Balluku, e cila e cilësoi Festën e Grurit si ngjarjen më të madhe të traditës dhe kulturës në rajon.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

“Pjesëmarrja është vërtet mbresëlënëse. Ka njerëz jo vetëm nga Fieri, por edhe nga qytete të tjera si Vlora, ndërsa ajo që më gëzon më shumë është prania e madhe e bashkatdhetarëve nga diaspora. Festa të tilla jo vetëm krijojnë jetë sociale, por edhe i afrojnë njerëzit më shumë me bujqësinë dhe traditat tona”, u shpreh Balluku.

Reklama në FieriWeb

Ajo theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së fermerëve përmes skemave të subvencioneve, duke nënvizuar se puna dhe përkushtimi i bujqve të Myzeqesë mbetet elementi kryesor për rritjen e prodhimit bujqësor.

Mbrëmja kulmoi me një koncert të madh me muzikë popullore, i ndjekur nga rreth 5 mijë pjesëmarrës, të cilët shijuan gatimet tradicionale të zonës dhe u njohën me teknikat e ruajtjes së kultivarëve vendas të grurit.

“Festa e Grurit”, e rikthyer prej tetë vitesh nga Bashkia e Fierit, synon promovimin e bujqësisë dhe veçanërisht të kultivimit të grurit vendas. Aktiviteti është vlerësuar edhe nga Agjencia Kombëtare e Turizmit, e cila e ka renditur atë ndër pesë festat tradicionale më të mira në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button