KRONIKËSTAR CHANNEL
Aksident në aksin Levan–Vlorë, rëndohet qarkullimi në autostradë
Një aksident rrugor është shënuar mëngjesin e kësaj të shtune në aksin Levan–Vlorë, ku një automjet tip Fiat është përfshirë në një përplasje, duke shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve.
Sipas informacioneve paraprake, pas aksidentit është krijuar trafik i rënduar në këtë segment rrugor, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë Rrugore për menaxhimin e situatës dhe normalizimin e lëvizjes.
Fatmirësisht, deri në këto momente nuk raportohen persona të lënduar. Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes, ndërsa po hetohet nëse automjeti është përplasur me bordurat anësore të autostradës apo me një mjet tjetër.
Policia vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.




