KRONIKËSTAR CHANNEL
Humb jetën 34-vjeçari në Vajkan, del nga rruga me motor në autostradën Fier–Lushnjë
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Fier–Lushnjë, në afërsi të fshatit Vajkan.
Sipas informacioneve paraprake, një 34-vjeçar me inicialet A.M., i cili po udhëtonte me motor në drejtim të Lushnjës, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga dhe u përplasur në asfalt.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe autoambulanca. Pavarësisht ndihmës së dhënë, i riu nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra, duke ndërruar jetë.
Grupi hetimor ka nisur punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve që çuan në aksidentin fatal.




