KRONIKË

Arrestohet inspektori i Tatimeve, Policia i gjen mitraloz në shtëpi (EMRI)


Gentian Duka, 44 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë e Tatimeve të Bashkisë Elbasan, ka rënë në prangat e policisë mëngjesin e kësaj të shtune, pasi akuzohet për armëmbjatje pa leje dhe municione luftarake.  

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjatë kontrollit në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Njoftimi i Policisë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Elbasan

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Finalizohet operacioni policor i koduar “Kral”, për goditjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo i mbajnë në banesë pa leje.

Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Sekuestrohet një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, municion luftarak e sende të tjera të kundraligjshme.

Vihet në pranga një 44 vjeçar.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e personave që mbajnë armë pa leje, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe ndjekjen me metoda proaktive, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Kral” në kuadër të të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

-G.D., 44 vjeç, banues në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan.

Shërbimet e Policisë gjatë kontrollit të banesës së 44 vjeçarit, gjetën e sekuestruan një armë zjarri kallashnikov, një pushkë sportive me dylbi, rreth 500 copë fishekë luftarak për pistoletë, kallashnikov e mitraloz, një përforcues grushti,një thikë dhe 7 karikatorë.

Provat e mësipërme janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore në Tiranë për t’u ekzaminuar nëse janë përdorur në ngjarje të tjera kriminale.

Gjithashtu po vazhdon puna për dokumentimin e mëtejshëm ligjor të kësaj ngjarje dhe të aktivitetit kriminal të këtij shtetasi nëse është i implikuar në ngjarje kriminale të ndodhura më parë.

Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme hetimore Prokurorisë pranë Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Related Articles

Back to top button