Arrestohet vëllai i Muçi Shaljanit/ Shemsi Shaljani dhunoi kunatën, pas konfliktit për pronën

TIRANË- Vëllai i Muçi Shaljanit, i vrarë pak muaj më parë në një atentat në Rinas, është arrestuar nga Policia e Tiranës rreth një javë më parë.
Shemsi Shaljani është arrestuar nën dyshimin për dhunë në familje pasi dyshohet se ka dhunuar kunatën e tij.
Konflikti mes tyre mësohet të jetë për çështje pronësie.
Pas vendimit të lënies në qeli të Shemsi Shaljanit, sipas burimeve, mbrojtja do të apelojë këtë vendim pasi i arrestuari vuan nga probleme të shëndetit.
Bashkëshortja e Muçit ka kallëzuar se Shemsi Shaljanin, me argumentin se e ka kërcënuar me jetë atë dhe tre fëmijët e saj të mitur në banesën e saj.
Nga hetimet e kryera rezulton se kërcënimet dhe dhuna psikologjike që Shemsi Shaljani ka ushtruar karshi kallëzueses është për një pronë (hotel) në rrugën “Spiro Deda”. Kallëzuesja e ka kaluar në pronësi të tre fëmijëve të saj të mitur pas vdekjes së bashkëshortit.
Për një periudhë një mujore Shemsi Shaljani dhe Denis Morina kanë kërcënuar atë dhe fëmijët e saj, kjo e fundit i ka filmuar të gjitha dhe më pas i ka dorëzuar në polici.
Po sipas burimeve ndaj bashkëshortes së Muçi Shaljanit është firmosur dhe një urdhër-mbrojtjeje.




