ARSIMIFIERI YNË TV

Arritjet e kryetarit Subashi në drejtim të infrastrukturës arsimore. Janë rikonstruktuar, ndërtuar dhe çliruar 16 terrene sportive nga zaptimet e padrejta.


Kryebashkiaku Armando Subashi duke analizuar punë e kryer ndër vite nga bashkia e Fierit përgjatë dy mandateve që ai ka drejtuar këtë institucion vendor ka pohuar se janë shënuar një sërë arritjesh në fushën e arsimit. E cilësuar si një nga shtyllat kryesore të punës së bashkisë së Fierit në dy mandatet e qeverisjes së kryebashkiakut Armando Subashi, falë investimeve me të ardhurat e realizuara nga taksat dhe tarifat vendore ashtu dhe nga financimet e qeverisë është bërë e mundur tjetërsimi i gjendjes së trashëguar nga viti 2015. 

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Rehabilitimi i institucioneve arsimore dhe qendrave shëndetësore ka qenë një nga sfidat e punës së bashkisë së Fierit nën drejtimin e kryetarit të saj Armando Subashi. Vitit 2015, ai i formimit të bashkisë së madhe dhe të re, pas ndarjes territoriale do të nxirrte në pah situatën në të cilën ndodheshin realisht institucionet arsimore dhe shëndetësore në këtë bashki. Rehabilitimi dhe mirëmbajtja e mbi 60 shkollave në bashkinë e Fierit nuk ka qenë një proces i lehtë. 

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për të siguruara një infrastrukturë shkollore sa më komode për nxënësit dhe mësuesit bashkia e Fierit ka punuar së pari në drejtim të rikonstruksionit të plotë të atyre godinave të cilat kanë pasur një gjendje tepër problematike dhe të amortizuara në shkallën më të madhe. Duke rrezikuar në jo pak raste edhe jetën e nxënësve, por edhe vështirësuar procesin mësimor.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Tjetër aspekt i punës së bashkisë së Fierit ka qenë ajo e mirëmbajtjes së tyre vit pas viti ku përmes punës së ndërmarrjes së punëve publike dhe në çdo fillim të ri të vitit shkollore shkollat kanë qenë të riparuara të lyera, të hidroizoluara atje ku ka qenë e nevojshme, ndërkohë që në të gjithë territorin e bashkisë së Fierit nuk është asnjë shkollë pa sistemin e ngrohjes me sistem qendror, ngrohje elektrike apo edhe me sistem të ngrohjes me soba druri që është e përdorshme si në kopshte apo edhe në çerdhet e fëmijëve në të gjitha njësitë administrative duke mos bërë asnjë dallim në këtë mes.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjatë mandatit të parë u arrit rikonstruksioni i plotë i 10 shkollave në qytet e fshat, u rehabilituan 37 të tjera, duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit arsimor, parashkollor e parauniversitar. Gjatë mandatit të dytë u vazhdua puna e nisur me investimet në ngrohjen e shkollave, ndërtimin e terreneve sportive, sistemimin e ambienteve të jashtme me qëllimin final kthimin e shkollave në qendra komunitare si dhe ndërtimin e një numri kopshtesh e çerdhesh të reja, për të mbushur vakumin e krijuar në qytet dhe në fshat për këtë shërbim. 

Por nuk kanë munguar edhe rastet e ngritjes së shkollës nga e para si në rastin e rrëzimit të shkollës në Darëzezë nga tërmeti i rënë disa vjet më parë. Këto ndërhyrje dhe investimeve kanë sjellë një revolucion në institucionet arsimore në të gjithë territorin e bashkisë Fier, si një kontribut thelbësor në zhvillimin e qëndrueshëm të arsimit. Edhe pse janë shënuar arritje të prekshme përsëri përpjekjet dhe puna vazhdon për plotësimin e çdo nevoje që i duhet këtij tempulli të edukimit të brezit të ri, për një të ardhme të garantuar.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Subashi ka bërë të ditur se janë çliruar të gjitha hapësirat e zaptuara në mënyrë të padrejtë duke krijuar kështu mundësinë për ngritje e 16 terreneve sportive në shkollat e bashkisë së Fierit një domosdoshmëri në kuadër të integrimit të nxënësve dhe të rinjve drejt sportit. Këto kanë qenë synimet dhe objektivat e punës së kryetarit të bashkisë së Fierit Armando Subashi në të dy mandatet e tij qeverisës.

Related Articles

Back to top button