KRONIKËSTAR CHANNEL

Audite në disa drejtori burgjesh, zbulohen amnisti fiktive në Rrogozhinë. Në lupë veprimet e ish-drejtorit Bilal Hasa

Një valë e gjerë kontrolli ka përfshirë sistemin e burgjeve në Shqipëri, ku, veç verifikimeve për sende të ndaluara si telefona, thika, drogë e materiale të tjera, në fokus është vendosur edhe nisja e inspektim-auditeve mbi punën e administratës së Drejtorive të Burgjeve në disa qarqe.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gazetari Elton Qyno ka mësuar se tashmë, paralel me kontrollet fizike të qelive dhe ambienteve të jashtme, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka urdhëruar nisjen e inspektimeve në disa burgje në Shqipëri, ku qëllimi është kontrolli i punës së zyrtarëve dhe drejtorëve që kanë shërbyer gjatë kësaj kohe.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Që në ditët e para, kur janë shfaqur inspektorët e Drejtorisë së Burgjeve, janë hasur problematika serioze, kryesisht në kartelat e vuajtjes së dënimit të personave të dënuar, respektimin e rregulloreve e deri te masat disiplinore.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Por veprimet më të rënda duket se janë konstatuar në burgun e Rrogozhinës, ku drejtor i këtij institucioni ishte pikërisht Bilal Hasa.

Reklama në FieriWeb

Hasa u shkarkua menjëherë nga detyra pas skandalit që përfshiu familjen e tij, pasi në banesën e vëllait policia e Peqinit zbuloi një fermë të vërtetë ku kultivohej lëndë narkotike hashash.

Situata e pazakontë në burgun e Rrogozhinës dyshohet se është krijuar pikërisht nga ish-drejtori Bilal Hasa. Disa personave që vuanin dënimin në burgun e Rrogozhinës u është dhënë “amnistia” fiktive nga administrata e burgut dhe, për pasojë, ata janë liruar.

Amnistia dyshohet se ka qenë e falsifikuar dhe është futur në dosjen e vuajtjes së dënimit të personit të burgosur, duke sjellë më pas përllogaritjen e uljes së dënimit dhe, për pasojë, daljen më shpejt nga burgu.

Inspektimi ka zbuluar se konkretisht ka disa të dënuar të cilët kanë përfituar lirinë falë amnistive të dhëna nga vetë drejtori i institucionit. Nisur nga kjo situatë, janë konstatuar mbi 8 raste të verifikuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve që kanë pasur amnisti fiktive.

Deri në këtë fazë, ku ndodhet inspektimi, nuk është marrë asnjë masë përgjegjësie për drejtuesit e burgjeve që kanë abuzuar me detyrën, qoftë masa disiplinore apo edhe kallëzime penale në prokurori.

Por kjo problematikë e rëndë duket se do të jetë një nga sfidat më të vështira të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve, pasi amnistitë fiktive janë raste të përsëritura./ Syri/ Elton Qyno/

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button