FIERI NEWSSTAR CHANNEL

Del në pension mjeku i njohur fierak Lulzim Banushaj, mbyll 42 vite në shërbim të shëndetit

Pas 42 vitesh punë, sakrificash dhe përkushtimi në shërbim të shëndetit, mjeku i njohur fierak Lulzim Banushaj ka dalë në pension, duke mbyllur një kapitull të gjatë të jetës së tij profesionale.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ky moment i rëndësishëm u festua në një atmosferë të ngrohtë mes miqsh, kolegësh dhe bashkëpunëtorësh të mjekësisë fierake, të cilët ndanë me të emocionet e një rrugëtimi të gjatë dhe plot përkushtim.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Në mesazhin e tij, Banushaj shprehet me emocion: “Më në fund, në pension! 42 vjet punë, sakrifica e përkushtime në shërbim të shëndetit, ditë e natë, me ndjenja e emocione të pafundme.”

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Edhe pse nis një etapë të re të jetës pranë familjes dhe miqve, ai thekson se nuk do të shkëputet nga profesioni dhe shërbimi ndaj shëndetit, një mision që e ka shoqëruar për më shumë se katër dekada.

Reklama në FieriWeb

Dalja në pension e tij përbën mbylljen e një karriere të vlerësuar dhe një moment të veçantë për komunitetin e mjekësisë në Fier.

Nga stafi i FieriWeb, urimet më të mira për doktorin në këtë etapë të re të jetës: Ju urojmë pension të mbarë, shëndet, qetësi dhe sa më shumë momente të bukura pranë familjes dhe njerëzve tuaj të dashur. Faleminderit për kontributin dhe përkushtimin ndër vite!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button