KRONIKËSTAR CHANNEL

Autobusi me 52 turistë merr flakë në Qafën e Kalasë së Beratit, digjet edhe një automjet tjetër

Një autobus me 52 turistë të huaj ka marrë flakë mesditën e kësaj të marte në Qafën e Kalasë së Beratit.

Reklama në FieriWeb - “SALAJ APARATE DËGJIMI”

Sipas raportimeve paraprake, autobusi po ngjitej në drejtim të Kalasë së Beratit kur është konstatuar se po dilnin shkëndija nga pjesa e përparme e mjetit. Shoferi ka ndaluar menjëherë dhe ka evakuuar të gjithë pasagjerët, mes tyre edhe fëmijë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Fatmirësisht, asnjë prej 52 pasagjerëve nuk ka pësuar lëndime, pasi kanë mundur të zbresin nga autobusi përpara se flakët të përfshinin të gjithë mjetin.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Autobusi është shkrumbuar plotësisht nga zjarri. Flakët kanë përfshirë gjithashtu edhe një automjet tip Benz fuoristradë, i cili ishte i parkuar pranë një banese. Pronari nuk ka mundur ta largojë automjetin në kohë dhe ai është dëmtuar rëndë nga zjarri.

Reklama në FieriWeb

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, ndërsa rrethanat dhe shkaku i zjarrit mbeten për t’u përcaktuar.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button