AKTUALITETSTAR CHANNEL

Avokati i Popullit në burgun e Ponjskës ku po mbahet 34-vjeçarja me foshnjën, Shabani: Nëse nesër nuk lirohet, jemi në shkelje të procedurave

Avokati i Popullit pas lajmit të bërë publik në Top Channel nga gazetarja Anila Hoxha, ka inspektuar sot ambientet e burgut të Ponjskës ku po mbahet nëna 34-vjeçare dhe foshnja e saj, pasi u arrestua në Rinas, pas dënimit për dhunë në familje, denoncuar nga vjehrri i saj.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ai tha se ajo duhet të lirohet nesër, dhe se nëse kjo nuk ndodh, do të jemi përpara shkeljes së procedurave.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Që kur jemi vënë në dijeni nga gazetarja Anila Hoxha, kemi nisur hetimet dhe kemi dërguar një grup për të verifikuar fazën e parë ku ne dyshojmë që të jemi para shkeljes së procedurës, sepse një nënë me fëmijë në gji është mbajtur për 72 orë në Bllokun e Sigurisë, pasi ka dalë një vendim i formës së prerë. Ka qenë i panevojshëm.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Ndërkohë bëmë inspektimet e kushteve ku po mbahet fëmijë dhe nëna në burgun e Ponjskës.

Reklama në FieriWeb

Kemi vënë në dijeni të gjitha institucionet, kemi kërkesë edhe për gjykatën, në bindjen time nëna nesër do të lirohet, e nëse jo do jemi para shkeljeve procedurale sepse nuk mundtë mbahet një nënë me fëmijë në gji në burg, për veprën që është dënuar”, tha Avokati i Popullit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button