KRONIKËSTAR CHANNEL

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti tragjik te mbikalimi i autostradës, humb jetën edhe personi i dytë në betoniere

Është rënduar bilanci i aksidentit të rëndë të ndodhur pranë mbikalimit të autostradës, ku numri i viktimave ka shkuar në dy.

Sipas raportimeve, ka ndërruar jetë në spital edhe personi i dytë që ndodhej në betoniere, ndërsa viktima tjetër u konfirmua e pajetë në vendin e ngjarjes menjëherë pas përplasjes.

Reklama në FieriWeb - “”

Burime nga policia bëjnë me dije se dy personat që udhëtonin me betoniere ishin shtetas të huaj, të cilët kishin mbërritur në Shqipëri me kontrata pune.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i automjetit tip Audi, Roland Nuri, i cili po merr trajtim mjekësor në spital dhe ndodhet në gjendje stabël.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Policia vijon hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit tragjik.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button