KRONIKËSTAR CHANNEL

Banorët flasin të tronditur për ngjarjen e rëndë në Kuman të Roskovecit

Video

Banorët e fshatit Kuman janë tronditur nga ngjarja e rëndë e kësaj të marte, ku një 80-vjeçar qëlloi për vdekje bashkëshorten e tij dhe më pas kreu vetëvrasje.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ata shprehen se nuk kishin dijeni për probleme mes çiftit dhe se ngjarje të tilla nuk kishin ndodhur më parë në fshat.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Shkaqet e krimit në familjen Rrapaj mbeten ende mister, ndërsa banorët e Kumanit e përshkruajnë çiftin si njerëz të qetë dhe punëtorë, duke e cilësuar ngjarjen si të paprecedentë për fshatin e tyre.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Ne po çuditemi… nuk ka pasur ngjarje të tilla këtu. Ajo ishte shtëpiake, nuk dilte nga shtëpia, shikonte vetëm punën,” tha një prej banorëve.

Reklama në FieriWeb

Gazetarja e RTSH, Laureta Roshie, raportoi se ngjarja ka ndodhur në dhomën e gjumit të çiftit, ku viktimat u gjetën në shtrat.

Sipas të afërmve dhe bashkëfshatarëve, disa ditë më parë çifti kishte pasur një konflikt pas kthimit të djalit të tyre nga emigrimi në Greqi.

Për këtë debat, madje, kishte ndërhyrë edhe policia e Roskovecit.

Një tjetër banor i fshatit u shpreh se “Këtu afër jam, me fshatin është sjellë shumë mirë autori. Me përditshmërinë e tij merrej me bahçen dhe kovaçan, ndërsa e zonja ishte shtëpiake. Fëmijët kanë qenë të larguar, nuk vinin shpesh.”

Një i afërm i familjes duke treguar u shpreh se “Kanë qenë të mirë dhe të urtë. Tani nuk mund të them se çfarë ka ndodhur brenda familjes. U rritën fëmija, u prish shtëpia.”

Një tjetër bashkëfshatar e përshkroi viktimën se, “Ishte një grua e rrallë, unë e respektoja. Nuk e di se si ndodhi. Shefiti nuk konsumonte alkool, ishte i vetmi që nuk përdorte. Ishin komshinjtë më të mirë këtu.”

Më vjen shumë keq për bashkëshorten, sepse ajo shikonte vetëm punën, asgjë tjetër. Nuk dilte fare nga shtëpia. Po çuditemi… po çuditemi.”-shtoi një tjetër komshi.

Related Articles

Back to top button