KRONIKËSTAR CHANNEL

Dëshmia e djalit zbardh detaje të reja për tragjedinë në Kuman: “Isha në Fier, konflikti i fundit për patatet”

Të tjera informacione kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi fshatin Kuman, në Roskovec, ku një i moshuar dyshohet se vrau bashkëshorten dhe më pas i dha fund jetës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve policore, djali i çiftit Rrapaj, në dëshminë e tij para hetuesve, ka deklaruar se në momentin e ngjarjes ka qenë në Fier për një konsultë mjekësore. Kjo alibi është verifikuar edhe përmes kamerave të sigurisë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Ai ka pohuar gjithashtu se i ati ishte person me natyrë konfliktuale. Sipas tij, përplasja e fundit mes tyre kishte ndodhur rreth 10 ditë më parë, për një shkak banal, pasi djali kishte hedhur pleh në patatet e mbjella në oborr. Ky veprim kishte acaruar 80-vjeçarin, duke sjellë debat mes tyre, i cili kishte përfunduar deri në Komisariatin e Policisë në Roskovec. Ndërkohë, nëna, Dashuria, sipas dëshmisë, i dilte shpesh në krah të birit.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Pas kthimit nga Fieri, djali ka gjetur prindërit e pajetë në banesë. Fillimisht ai ka njoftuar një kushëri të tij dhe më pas ka lajmëruar policinë.

Reklama në FieriWeb

Sipas të njëjtave burime, arma e përdorur në krim dyshohet të jetë e vjetër, tip pushkë, e cila mund të ketë qenë e fshehur që prej vitit 1997, pasi është gjetur me dhe. Nga hetimet paraprake rezulton se arma është shkrepur dy herë: një plumb i ka marrë jetën bashkëshortes, ndërsa tjetri dyshohet se është përdorur nga autori për t’i dhënë fund jetës së tij.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Related Articles

Back to top button