AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Bariu nga Fieri “pushton” TikTok-un: Nga kujdesi për delet te ëndrra për t’u bërë yll kinemaje

“Përshëndetje unë jam Ledjon Liçi, nga Mbrostari i Fierit 24 vjeç, merrem me blegtori pasi ma ka lënë trashëgimi gjyshi. “

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Ledjoni është i riu që kujdeset për 300 delet e tij. Ai u bë i njohur për shqiptarët nëpërmjet platformës TikTok, në të cilën tregon mënyrën e tij të jetesës, pa filtra.

“Unë zgjodha të jem një njeri normal me duart me kallo, me xhup të grisur ku pasqyroj punën time të përditshme, kështu siç jam në te vërtetë.”

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Biond me flokë të gjata dhe me mjekër, kjo pamje e ka bërë jo vetëm të njohur por edhe të dashur për njerëzit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

“Mua më pëlqen të rri me flokë të gjata me dele me dhi, nuk e kam problem fare. Kurrë nuk i ka lyer flokët i kam origjinale sepse nëse i lyej do të përzihen me pluhurin dhe del shumë keq më pas. “

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Për shumë njerëz, kjo është një pamje një pamje e pazakontë për një bari.

“Më kanë krahasuar me lloje-lloje personazhesh por më I shpejti është ai me Jezu Krishtin duke më thënë Jezu Krishti i Shqipërisë. “

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Ledjoni për të siguruar jetesën punon çdo ditë 12 orë, por natyre kësaj herë nuk qe dhe shumë bujare me të, pasi shi i përmbyti kullotën e deleve .

“Këtu janë tokat e mia nga shirat e mëdha më janë përmbytur mbi 15 Ha tokë ndërsa në total në të gjitha fshatin Mbrostar ka mbi 100 ha, më janë shkaktuar mbi 3 milion lekë dëm dhe kjo nuk është një vlerë e vogël për mua”.

Përveç dashurisë së kafshëve ai ka një tjetër pasion, aktrimin edhe pse është i vetëdijshëm që e ka tepër të vështirë të behët pjesë e botës së kinematografisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button