POLITIKË

Basha e shiti Berishën dhe Metën, janë trekëndëshi i të stërmundurve, koha që administrata të pastrohet nga korrupsioni


Deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, Petro Koçi ka reaguar dje pas fjalës së kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Bashës në Kuvend, i cili sulmoi hapur presidentin Ilir Meta dhe ish-kryeministrin Sali Berisha, duke i bërë fajtorë që kryeministri Edi Rama është ende në krye të vendit.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Përmes një statusi në rrjetet sociale, deputeti Koçi shprehet se Basha e shiti Berishën dhe Metën, ndërsa i cilëson këta të tre si trekëndëshi, që sipas tij, janë mundur në zgjedhje nga PS-ja. “Basha e shiti Berishën dhe Metën. Kush e ka radhën për t’u shitur prej Bashës? Basha, Berisha, Meta, trekëndëshi i të stërmundurve”, shkruan ai.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkohë përmes një statusi tjetër në rrjetet sociale, deputeti i PS për Qarkun e Fierit, njëherësh kryetar i kësaj partie në këtë qytet, Petro Koçi zbuloi ka zhvilluar një takim me banorët e Topojës.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Zoti Koçi ka ripërsëritur edhe një herë vendosmërinë se në këtë mandat të tretë qeverisës prioritet kryesor do të jenë qytetarët dhe interesi i tyre, ndërsa shprehet se krimi duhet të qëndrojë larg financave publike, duke shtuar se ka ardhur koha që Kadastra të pastrohet nga korrupsioni.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Madje, deputeti socialist iu shprehu mirënjohjen që i besuan votën në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit Partisë Socialiste. “Mirënjohje çdo familjeje dhe vatre myzeqare të Topojës që na besoi sërish qeverisjen e vendit në një proces zgjedhor të pastër. Kemi shumë punë për të bërë.

Administrimi i financave dhe pronave publike duhet të kryhet me dorë të pastër, jashtë ndërhyrjeve kriminale. Ndërsa shërbimet në disa sektorë si kadastra kanë nevojë të pastrohen nga korrupsioni”, nënvizoi deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Fierit, njëherësh kryetar i kësaj partie në këtë qytet, Petro Koçi.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Related Articles

Back to top button