POLITIKËSTAR CHANNEL

“BE do të na marrë brenda vetes”/ Rama: Ka shumë zhurmë, shumë mjegull, shumë helm vërdallë

Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm mesditën e sotme në Asamblenë e Partisë Socialiste në Njësinë 12 në Tiranë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Gjatë fjalës së tij, kreu i PS u shpreh ndër të tjera se, ka shumë zhurmë e tymnajë për procesin e integrimit në Bashkimin Europian.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

“Ka shumë zhurmë, shumë mjegull, shumë tym, shumë helm vërdallë dhe është bërë e pamundur të ndjekësh normalisht jetën publike dhe politike dhe të informohesh normalisht nga mediat për atë që ndodh në raport me gjërat që u interesojnë njerëzve dhe besoj e keni parë sa shumë është folur mbrapsht edhe për procesin e negociatave me BE-në, jo u bllokua, jo u ndalua, jo nuk bëhet kjo punë me Edi Ramën e PS-në, etj etj.”, tha Rama në nisje të fjalës së tij.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Gjatë fjalës së tij Rama ritheksoi se anëtarësimi në BE është një mundësi historike dhe se “BE do të na marrë brenda vetes.”

Reklama në FieriWeb

Besoj se PS ka kapacitet të bëjë më mirë dhe të fitojë më shumë. Nuk ka asnjë QV që PS nuk e fiton dot, por ka QV ku PS nuk fiton se nuk organizohet si duhet. Nuk ka asnjë rezultat që ne nuk arrijmë dot, rezultatet që nuk arrijmë vijnë se nuk e bëjmë dot punën si duhet. Na duhet që këtë punë dhe këtë përpjekje ne e kemi detyrë më të madhe se sa thjesht ndaj vetes. Kjo arsye është mundësia historike që na ka ardhur në dorë, janë krijuar kushtet që ne ta shohim derën e Europës afër dhe të hapur plotësisht. Kemi bërë shumë për të arritur këtu, por që nuk mjafton,. Ne mund ta kishim bërë të gjithën dhe nuk mjafton, sepse vendi i vogël, populli i vogël nuk i mjafton të bëjë më të mirën e vet, duhet dhe të tjerët ta shohin me sy të mirë. I janë bashkuar yjet e fatit për arsye që nuk i dihet me sa mirë kemi punuar ne, be do të na marrë brenda vetes. Kjo është e jashtëzakonshme. Ky moment është konkret. Na duhet të bëjmë maksimumin që dera të mbyllet vetëm pasi të kemi hyrë në brenda”, tha Rama.

Related Articles

Back to top button