KRONIKËSTAR CHANNEL
TRAGJEDI NË KAMENICË/ Gjenden të pajetë dy emigrantë në mal, dyshohet se humbën jetën nga i ftohti

Një ngjarje tragjike është shënuar në zonën malore mbi fshatin Kamenicë, ku janë gjetur të pajetë dy emigrantë të paligjshëm.
Burime paraprake bëjnë me dije se viktimat janë rreth 25 dhe 30 vjeç, ndërsa dyshohet se ata kanë humbur jetën për shkak të temperaturave të ulëta dhe kushteve të vështira atmosferike.
Nga këqyrja e parë nuk janë konstatuar shenja dhune në trupat e tyre.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.




