KRONIKËSTAR CHANNEL

Ekzekutohet vendimi i Apelit të GJKKO, ish-zyrtari i Kadastrës në Fier rikthehet në burg për korrupsion

Drejtoria Vendore e Policisë Fier ka njoftuar sot ekzekutimin e një vendimi të formës së prerë ndaj shtetasit Endri Ngresi, 38 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike kanë zbatuar vendimin nr. 11, datë 02.04.2026, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e cila ka lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të shkallës së parë. Si rezultat, Ngresi do të vuajë edhe 1 vit, 8 muaj e 10 ditë burgim për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Reklama në FieriWeb - “”

Ngresi, ish-punonjës i Kadastrës (ASHK) në Fier, ishte dënuar më herët nga Gjykata e Posaçme me 3 vite burgim, si dhe me heqjen e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë 5-vjeçare.

Sipas hetimeve të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), ai rezultoi i përfshirë në një rast korrupsioni, ku kishte përfituar 2 mijë euro ryshfet nga dy qytetarë, Ardjan Kumaraku dhe Afërdita Vidhi, në këmbim të legalizimit të një banese dhe pajisjes me dokumentacionin përkatës.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Në të njëjtën çështje, Gjykata dënoi Ardjan Kumarakun me 1 vit burgim, ndërsa për Afërdita Vidhin u vendos përjashtimi nga dënimi, megjithëse u shpall fajtore.

Vendimi i Apelit vulos përfundimisht çështjen, duke lënë në fuqi dënimin ndaj ish-zyrtarit të Kadastrës në Fier.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Back to top button