AKTUALITETFIERI YNË TVSTAR CHANNEL

Belinda Balluku dhe Armando Subashi në Athinë: Nis procesi i regjistrimit të diasporës shqiptare për zgjedhjet e 11 majit

Në ditën e parë të procesit të regjistrimit për qytetarët shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, drejtues të Partisë Socialiste, përfshirë zv/kryeministren Belinda Balluku dhe kryebashkiakët e qarkut të Fierit, si Armando Subashi dhe Majlinda Bufi, zhvilluan një takim me bashkatdhetarët në Athinë.

Reklama në FieriWeb - “STREET FOOD SOA”

Në fokus të këtij takimi ishte informimi dhe qartësimi i diasporës mbi procedurat e regjistrimit dhe rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. U theksua roli i rëndësishëm i diasporës jo vetëm në forcimin e imazhit të Shqipërisë në botë, por edhe në ndikimin e saj për zhvillimin ekonomik dhe social të vendit.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Kjo nismë është pjesë e vizionit “Shqipëria 2030”, që synon rritjen e përfshirjes së qytetarëve jashtë vendit në proceset demokratike të vendit.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

#VetëmPërpara #Shqipëria2030

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Related Articles

Back to top button