AKTUALITET

Berat/ Mjekja gjinekologe merrte rryshfet kundrejte sherbimit. Procedohet penalisht


Berat/Procedohet penalisht një mjeke gjinekologe e Spitalit Rajonal Berat për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Procedohet penalisht edhe një shtetase për “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojne funksione publike”

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Berat, pas nje hetimi 5 mujor, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykates së Shkallës së Parë Berat, bënë të mundur dokumentimin me prova ligjore të përfitimit në menyrë të parregullt në disa raste të vlerave monetare nga mjekja gjinekologe E.Sh, pranë Spitalit Rajonal Berat.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Nga hetimit rezultoi se kjo mjeke gjatë kryerjes së vizitave dhe operacjoneve të lindjes, merrte vlera monetare nga familjarët e shtetaseve që i nënshtroheshin operacionit për të kryer lindjen.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Gjithashtu u procedua penalisht edhe shtetasja M.G, e cila i ofroi një shumë parash mjekes për të kryer operacionin për kunatën me qëllim lindjen e fëmijës.

Nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për dokumetimin e plotë ligjor.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Materialet i klauan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtjeshme për veprat penale “Shpërdorimi i detyres”, “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Related Articles

Back to top button