POLITIKË

Berisha flet si kryetar i PD-së: Do filloj koalicionet me partitë e tjera, duhet të krijojmë një front të gjerë


Ish-kryeminsistri Sali Berisha ka folur si kryetar i Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme në Euronews Albania, pasi është shprehur se do të fillojë koalicionin me partitë e tjera.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Ai tha se duhet të krijojë një fron të gjerë opozitar, ndërsa shtoi se pasi të fitojë zgjedhjet, do të pyesë elektoratin se cilin duan për kryeministër.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

“Do filloj koalicionin me partitë tradicionale. Unë po bëra koalicion, jam luajal. Problemi është yni, që duhet të krijojmë një front të gjerë. Unë shoh një ndryshim cilësor në qëndrimin e diasporës ndaj kësaj lëvizje dhe ndihem i detyruar të bëj gjithçka për t’jua rikthyer kontributet. Pasi të fitoj zgjedhjet, do pyes elektoratin se kë duan për kryemninistër”, tha Berisha.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Përsa i përket një koalicioni me LSInë , ai u shpreh se kjo do t’i mbetet të ardhmes për t’u vendosur.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

“Kjo do përcaktohet nga qëndrimet që kjo lëvizje do mbajë ndaj qeverisë dhe unë do bëj gjithçka për frontin opozitar më të madh të mundshëm. A do ketë pajtim programesh, kjo i mbetet të ardhmes”, u shpreh ish-kryeministri.

Reklama në FieriWeb - “OAZI PISHAVE”

Related Articles

Back to top button