BOTA

Bisedimet Ukrainë-Rusi/ Johnson: Kam dyshimet e mia mbi Putin, ai nuk është i sinqertë! 


Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson, duket se “dyshon” për “sinqeritetin” e presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, për të biseduar me Ukrainën.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas zyrtarëve ukrainas, bisedimet midis përfaqësuesve të dy shteteve do të fillojnë kufirin me Bjellorusinë të hënën në mëngjes me orën lokale.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Ndërkohë duke folur me gazetarët në Katedralen Katolike të Ukrainës në Londër të dielën, kryeministri britanik u shpreh se Putini “ka vendosur të zhvillojë një luftë të zgjedhur kundër popullit të Ukrainës”, raporton BBC.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

“Nëse ai dëshiron të ndalojë, nëse dëshiron të tërhiqet, nëse dëshiron të negociojë, ky është një lajm shumë i mirë. Unë kam dyshimet e mia, duhet t’ju them. Asgjë që kam parë deri më tani në sjelljen e tij nuk më bën të mendoj se ai mund të jetë i sinqertë”, tha Johnson.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Kryeministri vazhdoi, nëse homologu i tij rus është i sinqertë, ai “duhet të tërheqë makinën e tij të luftës nga Ukraina”.

Johnson tha se vendimi i Putinit për të vendosur forcat parandaluese të vendit të tij, përfshirë armët bërthamore, në gatishmëri të lartë është “një shpërqendrim nga realiteti i asaj që po ndodh në Ukrainë”.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Ai vuri në dukje “disa nga vështirësitë logjistike që po përjetojnë forcat ruse”, duke iu referuar gjithashtu të dhënave të fundit që flasin për viktima në radhët e rusëve.

Related Articles

Back to top button