AKTUALITET

Blendi Gonxhe del me njoftimin e rëndësishëm: Para 31 dhjetorit duhet të dorëzoni këto dokumente


Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka nisur një proces verifikimi të dosjeve të  mjeteve të pajisura me certifikatë për mbajtjen e xhamave të errëta në automjet.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Në njoftim thuhet se dokumentacioni përkatës duke të paraqitet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021. Ata që nuk respektojnë afatet do të heqin nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave.

Reklama në FieriWeb - “BLETA PREMIUM”

Njoftimi i plotë:

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

DPSHTRR, në kuadër të zbatimit sa më korrekt të kuadrit ligjor, ka nisur verifikimin e dosjeve të mjeteve që aktualisht janë të pajisur me certifikatë miratimi të errësimit të xhamave të autoveturave. Nga verifikimi ka rezultuar se nga subjektet, për të njëjtin shërbim, janë lëshuar certifikata ISO të prodhuesit të cilat kanë qenë afër afatit të përfundimit të vlefshmërisë, apo nuk kanë të pasqyruar siç duhet numrin e certifikimit sipas trupës akredituese që e ka lëshuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Sa më sipër, dokumentacioni përkatës (certifikata e errësimit të xhamave nga prodhuesi) duhet të përcillet përmes Formularit të Deklarimit të Subjekteve brenda datës 31 dhjetor 2021, në linkun: https://ëëë.dpshtrr.al/promovo-biznesin-tend-subjekt-i.

Mosrespektimi i këtij afati, sjell heqjen nga lista e subjekteve të licencuara që ofrojnë shërbimin e errësimit të xhamave të autoveturave. Gjithashtu, është e rëndësishme që kjo certifikatë të përkojë me markën e filmit të deklaruar nga subjekti.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

DPSHTRR ju bën me dije se praktika të tilla do të jenë objekt verifikimi nga Task Forca e Transportit Rrugor, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Doganave dhe Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale.

Për më shumë informacion për errësimin e xhamave vizitoni ëebin tonë: https://ëëë.dpshtrr.al/mjete/erresimi-i-xhamave.

Related Articles

Back to top button