KRONIKËSTAR CHANNEL
BMW humb kontrollin në unazën e Fierit, përplaset me dy automjete të parkuara, plagoset drejtuesi
Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e sotme në unazën e qytetit të Fierit, ku një automjet tip BMW ka humbur kontrollin dhe është përplasur me dy automjete të parkuara në anë të rrugës.
Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i BMW-së ka mbetur i plagosur dhe është transportuar me autoambulancë drejt Spitalit Rajonal të Fierit, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore. Gjendja e tij shëndetësore nuk bëhet ende e ditur.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, ndërsa po punojnë edhe për normalizimin e qarkullimit në këtë segment rrugor.
FieriWeb do të sjellë detaje të tjera sapo të ketë informacion zyrtar nga autoritetet.




