KOMBËTARJASPORT

“Botërori 2026”! Publikohet LISTA e Kombëtares shqiptare për ndeshjet me Anglinë dhe Andorrën

Shqipëria bëhet gati për të nisur misionin e saj më të ri, Kampionati Botëror 2026.

RREKLAMA JUAJ KËTU!

Trajneri i Kombëtares Sylvinho, ka publikuar listën me 23 lojtarët e ftuar në dy ndeshjet e para kualifikuese të kuqezinjve, përballë Anglisë dhe Andorrës.

Reklama në FieriWeb - “VEGA GROUP”

Një listë me emra që jemi mësuar t’i shohim shpesh, por edhe me prurje të reja, teksa një rol e kanë luajtur dhe dëmtimet.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Elseid Hysaj, Keidi Bare, Indrit Tuci dhe Mario Mitaj janë disa nga emrat që nuk kanë arritur që t’ia dalin të jenë pjesë e listës për shkak të dëmtimeve.

Reklama në FieriWeb - “OAZI I PISHAVE”

Përveç emrave të Berat Gjimshitit, Jasir Asanit, Kristjan Asllanit etj, shihet dhe rikthimet në Kombëtare të Anis Mehmetit dhe Naser Alijit.

Emri i ri është edhe ai i shumëpërfoluri, Etnik Brruti, 21-vjeçari i cili do të veshë për herë të parë fanellën kuqezi.

Reklama në FieriWeb - “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

Shqipëria do të luajë të premten e 21 marsit përballë Anglisë në Wembley dhe tre ditë më vonë do të presë në Arenën Kombëtare skuadrën e Andorrës, të vlefshme për Kualifikueset e Botërorit “SHBA-Kanada-Meksikë 2026”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button