KRONIKËSTAR CHANNEL

Breshëri automatiku në Ferras! Policia në vendngjarje, arrestohet në flagrancë 52-vjeçari

Momente paniku janë regjistruar në fshatin Ferras bashkia Divjakë, ku të shtënat me armë automatike kanë alarmuar banorët e zonës. Policia ka ndërhyrë menjëherë, duke arrestuar në flagrancë një 52-vjeçar, i identifikuar me inicialet L. Xh.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sipas burimeve zyrtare, gjatë një konflikti për motive të dobëta, 52-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me kallashnikov dhe ka kanosur një shtetase të fshatit.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Gjatë kontrollit në banesën e tij, uniformat blu gjetën dhe sekuestruan municion luftarak, ndërsa vijojnë kërkimet intensive për armën e përdorur në ngjarje.

Reklama në FieriWeb - "Oazi i Pishave"
Reklama në FieriWeb - “PULARIA “EROGERT” RADOSTINË”

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button