KRONIKË

Breshëri plumbash drejt banesës në Durrës, policia jep informacion për ngjarjen


Policia e Durrësit ka arrestuar një 44-vjeçar, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Sipas bluve të Durrësit, ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një konflikti për motive të dobëta, ku 44-vjeçari me inicialet S.M ka marrë armën duke hapur zjarr në drejtim të banesës në lagen 15.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Për fat të mirë, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Informacion nga polica:

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Qëlloi me armë zjarri në drejtim të një banese, identifikohet dhe brënda pak minutash kapet e shoqërohet në ambientet e Policisë, autori i dyshuar.

Në lagjen nr.15, Durrës, shtetasi S.M., 44 vjeç, duke qarkulluar me automjet, si pasojë e një konflikti për motive të dobta, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të banesës së shtetasit E. Sh., 29 vjeç, banues në Durrës.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.

Autori i dyshuar i ngjarjes, pasi ka qëlluar me armë është larguar me shpejtësi por falë reagimit në kohë të shërbimeve të Policisë, brenda pak minutash është kapur dhe është shoqëruar në Polici, për veprime të mëtejshme

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Related Articles

Back to top button