BOTA

Britania e Madhe dhe Irlanda goditen nga stuhia “Barra”, ndërpritet energjia në disa rajone


Stuhia “Barra” ka goditur Britaninë e Madhe dhe Irlandën me erëra të forta, shi të dendur dhe madje edhe borë, ndërsa autoritetet kanë paralajmëruar për stuhi edhe në pjesën më të madhe të Anglisë, Uellsit dhe Irlandës së Veriut.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Erërat e forta, reshjet e denduar të dëborës shkaktuan ndërprerjen e energjisë elektrike në disa rajone.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Rrëshqitje dherash u regjistruan në Devon jugor në Angli dhe ishullin Sherkin në jugperëndim të Irlandës dhe gati 40 alarme për përmbytje u dhanë përpara stuhisë. Ardhja e dimrit “po kërcënon” shkatërrime të mëtejshme në disa pjesë të Britanisë që sapo kishin përfunduar riparimin e dëmeve të shkaktuara nga stuhia Arwen në fund të nëntorit.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Në Irlandë, autoritetet paralajmëruan se 56,000 shtëpi janë aktualisht pa energji dhe mund të mos rilidhet për disa ditë radhazi.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Related Articles

Back to top button