AKTUALITETSTAR CHANNEL

Çahet tubacioni i ujësjellësit në Fier, hapet një zgavër në rrugë pranë shkollës “Pinellopi Pirro”

Fier – Një problem serioz me rrjetin e ujësjellësit është regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Jakov Xoxa”, pranë shkollës “Pinellopi Pirro”, ku çarja e një tubacioni ka shkaktuar rrjedhje të shumta uji dhe dëmtime në infrastrukturën rrugore.

Si pasojë e avarisë, një pjesë e segmentit rrugor është dëmtuar, ndërsa uji ka depërtuar në tubacionin e ujërave të ndotura. Sipas të dhënave, nga grryerja e vazhdueshme është krijuar një gropë në zonën e rrethrrotullimit të Sharës, duke sjellë shqetësime për qarkullimin dhe sigurinë e automjeteve.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Banorët shprehen se problematikat me rrjetin e ujësjellësit në këtë zonë janë përsëritur disa herë gjatë muajve të fundit, duke sjellë jo vetëm humbje të ujit të pijshëm, por edhe dëmtime të vazhdueshme në infrastrukturë.

Ndërkohë, strukturat e Ujësjellës Kanalizime Fier kanë ndërhyrë menjëherë në defektin e linjës DN 120, duke bërë të mundur riparimin e plotë të avarisë dhe normalizimin e situatës në zonë.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Back to top button