SPORTSTAR CHANNEL

Cristiano Ronaldo dhe Georgina, dasmë përpara vetëm 4 dëshmitarëve dhe me kontratë paramartesore

Me kalimin e ditëve dalin detaje të reja nga prapaskenat e martesës sekrete mes Cristiano Ronaldos dhe Georgina Rodriguez që u zhvillua në 11 gusht. Sipas të përditshmes portugeze ‘Jornal de Noticias’, ceremonia u mbajt në një vilë me vlerë prej 35 milionë eurosh në Cascais që i përket çiftit.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Të pranishëm ishin 4 dëshmitarë dhe 5 fëmijët e Ronaldos dhe Georginës për të konfirmuar se ishte një event shumë i rezervuar që u parapri me nënshkrimin e një kontratë paramartesore, një firmë që u hodh një ditë para ceremonisë, në 10 gusht. Sipas kësaj kontrate, çifti zgjodhi ndarjen e pasurisë dhe do të mbajnë mbiembrat që kishin përpara martesës.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Duke u kthyer te ceremonia, e drejtuar nga funksionarja Maria de Oliveira e cila kishte ardhur nga Porto, ra në sy prania e Ivana Rodriguez, motrës së Georginës dhe Miguel Paixao, miku i përhershëm i Ronaldos. Nuk ishin të pranishëm në këtë ceremoni anëtarët e familjes së Cristiano Ronaldos me nënën e futbollistit që vetëm sa komentoi në postimin e të birit me emojin zemër. Po kështu të pranishëm ishin edhe argjendari spanjoll Jose Rodriguez Sangil  dhe bashkëshortja e tij, Monica Gonzalez Martinez.

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"
Reklama në FieriWeb - “PAVILION LIQENI”

Reklama në FieriWeb

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button