KRONIKËSTAR CHANNEL

Çudira Shqiptare/ Vrau gjykatësin Astrit Kalaja, hapet “GofundMe” për Elvis Shkambin

Elvis Shkambi, vrasësi i gjykatësit Astrit Kalaja do të qëndrojë pas hekurave, pasi Gjykata e Tiranës vendosi sot masën e sigurisë “arrest në burg” për të, ashtu si dhe për xhaxhain e tij, Gjon Shkambi.

E teksa dy anëtarët e familjes Shkambi ndodhen në qeli, në emër të tyre është hapur një llogari në “Gofoundme”, ku kërkohet ndihmë financiare për shpenzimet e gjyqit, nën moton: “Drejtësi dhe Përfaqësim i Drejtë për Elvis dhe Gjon Shkambin”.

Reklama në FieriWeb - “”

Në “Gofoundme” në vetëm pak orë janë mbledhur 8,626 dollarë nga 31 donacione, ku bie në sy se ka persona që kanë dhuruar shuma prej 1000 dollarë.

Targeti i vendosur është 14 mijë dollar ndërsa në mesazhin e shpërndarë nga organizatori Francesk Shkambi thuhet: “Përshëndetje! Dua të ndaj me ju një kauzë që ka vërtet nevojë për mbështetjen tonë: të drejtat ligjore të Elvis dhe Gjon Shkambit, të cilët po përballen me një betejë të dhimbshme për përfaqësim të drejtë në sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Kontributi juaj, sado i vogël, do të ketë një ndikim domethënës në luftën e tyre për drejtësi, ndaj ju lutemi të merrni në konsideratë mundësinë për të dhuruar ose për të ndarë këtë link me të tjerët që mund të ndihmojnë. Faleminderit që po e merrni kohën për të mbështetur këtë kauzë të rëndësishme!”.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Related Articles

Back to top button