KRONIKË

Dalin detaje të reja tronditëse nga abuzimi i të miturës në Kamëz/ Babai pranon dhunën, ekspertët mjeko-ligjorë kanë konstatuar dëmtime në organin gjenital të 6-vjeçares


Ekspertiza paraprake mjeko-ligjore ka zbuluar shenja të shumta në trupin e 6 vjeçares së dhunuar nga babai i saj.

Reklama në FieriWeb - Bar “C’est la vie”

Gjithashtu ekspertet mjeko ligjor kanë konstatuar edhe dy dëmtime në organet gjenitale të së miturës. Por nuk ka një përgjigje përfundimtare nëse ajo është abuzuar seksualisht, apo jo nga babai i saj.

Reklama në FieriWeb - “REKLAMO KETU”

Mësohet se 27-vjeçari në deklarimet e tij përpara oficerëve të policisë gjyqësore ka mohuar në mënyrë kategorike që të ketë abuzuar seksualisht me vajzën e tij, por përgjigja përfundimtare e ekspertizës do zbulojë nëse ai tregon të vërtetën apo jo.

Reklama në FieriWeb - “AUTOSHKOLLA SHPATA”

Referuar dëshmisë së dhënë përpara OPGJ-ve, i riu ka pranuar që ka ushtruar dhunë fizike ndaj vajzës 6-vjeçare, por jo të ketë abuzuar.

Reklam në FieriWeb - “VEGA SOLAR”

Ketë të hënë gjykata e Tiranës, do japë masën e sigurisë ndaj 27-vjeçarit, ku do vendosë nëse do e lërë në burg apo lirojë të riun.

Ndërkohë për shkak të pranisë të së miturës prokuroria do kërkojë që masa e sigurisë ndaj Raimond Kunores të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Reklam në FieriWeb - “BREGU CLIMA”

Përveç ekspertizës paraprake prokuroria përpara gjykatës do paraqesë nesër edhe dëshminë e të miturës e cila është marrë në prani te psikologut.

Related Articles

Back to top button