KRONIKËSTAR CHANNEL

DALIN PAMJET E ATENTATIT NË SARANDË/ Momenti kur u ekzekutua Artan Myrtaj, “Tani i Ruzhdiut”

Pamjet e siguruara nga vendi i ngjarjes tregojnë momentet e ekzekutimit dhe sjellin detaje të reja mbi atentatin e rëndë.

Në video, viktima shihet teksa del nga lokali. Një person i veshur me të zeza dhe me skafandër i afrohet dhe tenton ta qëllojë. Sipas pamjeve, arma e parë duket se bllokohet. Autori më pas përdor një pistoletë tjetër, të cilën e mban në dorën e djathtë, duke qëlluar ndaj Myrtajt.

Reklama në FieriWeb - “VODAFONE ALBANIA”

Pas atentatit, autori largohet nga vendngjarja me ndihmën e drejtuesit të një motori me targa greke.

Artan Myrtaj u vra paraditen e së dielës, më 20 shtator, në zonën e njohur si ish-Agjencia, në qytetin e Sarandës. Nga atentati mbeti i plagosur edhe një 73-vjeçar.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Ekzekutimi dyshohet se lidhet me një seri ngjarjesh të mëparshme të regjistruara në Sarandë, që e kanë zanafillën në një plagosje të ndodhur në korrik 2025. Myrtaj raportohet se kishte qenë pjesë e atij konflikti, ndërsa kjo pistë është një nga drejtimet e hetimit.

https://www.instagram.com/reel/Ddty1-bIK0M/?stkn=bTdhMncwNjQ2NjY1

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Reklama në FieriWeb “WIZZ AIR”

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button