AKTUALITETSTAR CHANNEL

Dashuria e prindit nuk njeh mure/ Të dënuarit në IEVP Fier surprizojnë fëmijët me dhurata për nisjen e shkollës

Për disa fëmijë, përgatitjet për ditën e parë të shkollës këtë vit kanë marrë një kuptim të veçantë.

Përmes organizimit të institucionit dhe mbështetjes së bizneseve me donacione, prindërit e tyre – të dënuarit në IEVP Fier – kanë mundur të surprizojnë fëmijët e tyre, duke u dhuruar çantat e shkollës dhe të gjithë aksesorët e nevojshëm për një nisje sa më të mbarë të rrugës së dijes.

Reklama në FieriWeb - “”

Edhe pse rrethanat i kanë larguar përkohësisht nga familjet e tyre, dashuria dhe përgjegjësia e një prindi nuk njohin mure.

Përmes kësaj nisme, baballarët kanë përcjellë tek fëmijët e tyre një mesazh të thjeshtë, por shumë të fortë:
Forca e çdo fëmije duhet të jetë gjithmonë familja. Edhe në ditët më të vështira, edhe në momentet më të errëta, prindi është aty – për të mbështetur, për të dhënë shpresë dhe për të treguar rrugën.

Reklama në FieriWeb - "ARGJENDARI ILIA"

Sepse një baba mbetet shtyllë e familjes dhe mbështetje për fëmijën e tij, pavarësisht rrethanave, distancës apo pozitës ku ndodhet.

Një falënderim i veçantë për stafin e institucionit dhe bizneset që u bënë pjesë e kësaj nisme dhe ndihmuan që ky fillim shkolle të jetë më i bukur për këta fëmijë.

Reklama në FieriWeb - “PIZZA ITALIA FIER”

Sepse, kur jemi bashkë, mund të bëjmë ndryshimin.

Reklama në FieriWeb

Reklama në FieriWeb - "COVIM CAFFE"

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button