KRONIKËSTAR CHANNEL
Defekti që mund të kishte sjellë tragjedi, kamioni del nga rruga në Rrugën e Kombit

Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, pranë zonës së Kolshit, ku një kamion ka dalë nga rruga, duke shmangur për pak një tragjedi.
Sipas informacioneve paraprake, drejtuesi i mjetit ka shpëtuar pa lëndime të rënda. Dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që shoferi të humbasë kontrollin mbi kamionin.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Për shkak të mjetit të aksidentuar, qarkullimi në këtë segment të autostradës është zhvilluar me kujdes për disa minuta.




